Mësohet se është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa.

Shkarkimi nga detyra i është komunikuar zyrtarisht nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. 

Çako e ka thirrur dje në zyrë Çipën dhe pas një takimi mbi 30 minuta mbi bilancin e punës i ka komunikuar edhe largimin nga detyra. 

Balkanweb raporton se pritet që Çipa të mos largohet përfundimisht nga rradhët e Policisë, pasi Çako i ka propozuar një post në sektorin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Gjatë ditës së djeshme, Çako ka zhvilluar takime edhe me disa drejtorë qarqesh, të cilët kanë qenë problematikë në përballimin e situatës së kanabisit. Mësohet se shkarkime edhe në rradhët e drejtorëve të policisë në qarqe.