Një mësues sapo kishte filluar punë, por e pushuan menjëherë pasi drejtoria e shkollës zbuloi se 11 vjet më parë ai ishte ndaluar nga policia për urinim në publik.

"TGCOM" shkruan se Stefano Rho nga Bergamo, 43 vjeç, ishte shprehur në formularin e aplikimit se nuk kishte një të kaluar kriminale.

Por, ja që nuk rezultoi kështu. Në vitin 2005, ai ishte kapur duke urinuar natën në një shkurre dhe policia e kishte gjobitur me 200 euro.