Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra dhe ka kallëzuar për ndjekje penale një punonjës të ZVRPP në Fier, pasi akuzohet se ka kryer akte korruptive, të cilat u denoncuan nga emisioni "Fiks Fare".
Në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë, thuhet se Ervis Bregasi i cili u denoncua nga media pasi kishte kryer një akt korruptiv, është shkarkuar nga detyra dhe ndaj tij është kryer një kallëzim penal pranë prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier.
Në të njëjtën kohë Ministrja e Drejtësisë ka urdhëruar inspektimin e të gjitha dosjeve të ndjekura nga ky nëpunës, për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të tij.





