Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi është shkarkuar nga detyra për arsye që ende nuk dihen.

Rezana Vrapi, iu besua kjo drejtoi prej 7 vitesh, pasi u emërua në krye të saj në vitin 2014. 

Kujtojmë që Qendra e Shërbimeve Arsimore është kritikuar shpesh nga maturantët për testet e Maturës Shtetëore.

Gjithashtu maturantët janë ngritur disa herë në protesta në vitet e fundit, pasi sipas tyre në tezat e provimeve ka parregullësi dhe janë të një niveli shumë të vështirë.