Është shkarkuar nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha. Vendimi për shkarkimin nga detyra u bë i ditur gjatë mbledhjes së qeverisë.
Mësohet se Altin Basha e kishte dorëzuar detyrën disa ditë më parë dhe vendimi i sotëm i qeverisë është vetëm zyrtarizimi i vendimit, pas një skandali me abuzimin e fondeve të teatrit.
Denoncimi fillestar u bë nga emisioni “Piranjat” që zbuloi se si faturat manipuloheshin, ndërsa Altin Basha kishte punësuar të shoqen në institucionin që drejtonte vetë.