Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë Nikolla Mançev është shkarkuar nga posti i tij ditën e sotme.
Deputetët kanë votuar pro shkarkimit të tij nga pozicioni i kryetari të Kuvendit me 125 vota pro dhe 113 kundër.
Ndërkohë që një deputet abstenoi gjatë procesit të votimit në parlament. Minçev kishte marrë vitin e shkuar postin e kryetarit të Kuvendit bullgar.
Analistët thonë se rrëzimi i Minçevit tregoi ekuilibrat e rinj në parlament dhe sinjalizoi se qeveria e Petkov mund të bjerë në një votë mosbesimi javën e ardhshme. Kjo do ta dërgonte Bullgarinë në një raund të ri trazirash politike.
Një rrëzim i mundshëm i qeverisë mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja në vjeshtë, në mes të luftës në Ukrainë dhe rritjes së inflacionit, që ka arritur në nivelin më të lartë të 24 viteve të fundit.





