Pas shkarkimit nga detyra të mjekut të QSUT, Illir Allkja, një tjetër mjek ka humbur vendin e punës.

Është shkarkuar nga puna mjeku Genc Struga, pasi theksohet se ai nuk paraqitej në vendin e punës, ose e braktiste atë pa shkaqe.

Lajmin e bën të ditur mjeku Allkja, i cili shkruan në “Facebook” se shkarkimi i Strugës është bërë në muajin nëntor, por i është komunikuar në janar.

Postimi i plotë:

SHKARKOHET DOKTORI NË NËNTOR , BËHET ME DIJE NË JANAR !

Pushohet me nje vendim të jashtëligjshëm Dr.

Genc Struga

, një ndër neulogjistët më të talentuar të Shqipërisë,

i vetmi Fellow i European Stroke nga Shqiperia dhe member i Royal College of Physician, London !

Gjithcka ka ndodhur ndersa doktori ishte për një trajnim sipas rregullave të institucionit në Londër.

Ju bëj thirrje gjithë kolegëve të reagojnë, nesër do të jetë vonë !

Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të zgjohen, janë ata që do ti paguajnë mijëra e mijëra euro si dëmshpërblim për mjekët e lincuar e shkarkuar pa ligj !

Mjaft më me indiferencë , bindjet partiake duhet të zerohen përballë shkatërrimit të vendit !

“Vrasja” profesionale e mjekëve nga qeveria e papërgjegjshme socialiste do ti kushtojë fort Shqipërise !