Shkarkohet nga detyra shefi i forcave të RENEA-s, Vasillaq Sota.

Balkanweb raporton se në vend të Sotës është emëruar Lorenc Shehu.

Ky i fundit më herët mbante postin e komandantit të FNSH-së.

Deri më tani nuk dihet ende motivi i këtij vendimi, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen.