Tre javë pas nisjes së aksionit anti-informalitet, shkarkohet nga detyra zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ervin Hoxha.
Mësohet se shkarkimi i Hoxhës ka ardhur me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që arsyet nuk janë bërë ende publike.
Kujtojmë se në vitin 2017, Ervin Hoxha, ka mbajtur postin e drejtorit të Hetimit Tatimor në Tiranë. Ai u dorëhoq nga ky post, pas arrestimit të tre inspektorëve në këtë drejtori.
Tre tatimorët kishin shkuar për kontroll në një biznes në Spille, dhe i morën administratores shumën prej 40 mijë lekësh. Edhe në atë kohë, denoncimi u bë nga biznesi privat i cili i shkruajti drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.





