Kolegji i Posaçëm i Apelimit jep vendim për gjyqtarin Artan Lazaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kolegji vendosi prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit por dhe shkarkimin nga detyra Artan Lazaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KPA vendosi se vendimi i KPK është i pavlefshëm pasi ka kryer deklarim të pamjaftueshëm të apartamentit në Tiranë. 

Avokati i gjyqtarit Lazaj, Sokol Hazizaj tha se do ti drejtohet Gjykatës së Strasburgut: "Vendimi i KPA është haptas i paligjshëm." Vendimi është përfundimtar dhe është marrë me shumicë votash.

Shkak është mosjustifikimi i pasurisë. 

Nga analiza financiare e kryer nga viti 2003-2016 rezulton se të ardhurat nuk kanë qenë të mjaftueshme për pasuritë që ka kryer dhe shpenzimet e kryera për jetesë.