Daniel Santos është shkarkuar nga drejtimi i kombëtares së femrave të Luksemburgut pas disa denoncimeve për mesazhe të papërshtatshme ndaj lojtareve. Vendimi u njoftua nga Federata e Futbollit të Luksemburgut. Federata theksoi në një komunikatë se sjellja e raportuar bie ndesh me standardet etike dhe parimet e respektit që kërkohen në institucion. Sipas saj, masa u mor për të mbrojtur lojtaret dhe për të ruajtur integritetin e ambientit sportiv. Avokati i federatës, Marc Diederich, deklaroi se mesazhet dyshohet të jenë dërguar disa vite më parë dhe janë bërë publike vetëm së fundmi. Ai shtoi se mbetet e paqartë nëse akuzat do të sjellin pasoja ligjore për trajnerin e shkarkuar.
Shkarkohet trajneri i kombëtares së femrave të Luksemburgut, shkaku mesazhe seksiste me lojtaret
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sherr me thika mes të rinjve në Durrës, plagoset 26-vjeçari! Shpallet në kërkim 35-vjeçari
Shkarkohet trajneri i kombëtares së femrave të Luksemburgut, shkaku mesazhe seksiste me lojtaret
Nuk flet me nënën prej 8 vitesh, e ëma e Nikol letër për Fan Club: Të vërtetën e dimë unë dhe ajo
Lajme të mira për kombëtaren, Broja rikthehet në fushë, vijon të “shkëlqejë” Ernest Muçi





