Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Ndalohen dy persona të tjerë në Durrës të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan shtetasit:

*Y. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”.

*Xh. Y., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 11.10.2020, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.