Shkon në 10 numri i të vdekurve nga shkatërrimi i digës Nova Kakhovka.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Ukrainës, i cili tha se 42 persona janë të zhdukur, shtatë prej tyre janë fëmijë. Sakaq mësohet se niveli i ujit ka rënë në pak më shumë se tre metra.

Përafërsisht 3,800 shtëpi mbeten të përmbytura në territorin e pushtuar nga Ukraina.

Disa ditë më parë u shkatërrua diga Nova Kakhovka në Kherson të Ukrainës. Ukraina ka akuzuar Rusinë për sulmin, por kjo e fundit nuk ka mohuar akuzat.