Të shumtë ishin ata që u shqetëson për Javier Mascherano të shtunën, pasi ai u nxor nga fusha me barrel me një të çarë në kokë dhe tronditje gjatë ndeshjes finale të Kupës së Mbretit. Vetëm 11 minuta zgjati mbrëmja për mbrojtësin veteran argjentinas, si pasojë e një përplasje me Marcos Llorente, që e la atë të gjakosur në përtokë në fushë. Ndërkohë vetë klubi i Barcelonës njoftoi në llogarinë zyrtare në Twitter se futbollisti kishte vuajtur edhe dëmtime të tjera në vetëm ato pak minuta lojë, gjatë finales së fituar nga Barcelona me rezultatin 3-1 ndaj Alaves, që i dha trofeun e Kupës së Mbretit ekipit blaugrana.

“Mascherano vuajti një çarje në kokë, për pasojë të së cilës ishte e domosdoshme qepja, tronditje, sikurse dhe një dëmtim në gjurin e tij të djathtë që do të kërkojë testime të mëtejshme”, citonte njoftimi i postuar nga klubi. Gjaku nisi të rrjedhë në mënyrë të menjëhershme pas goditjes, ndërkohë që përdrodhi gjurin gjatë rënies në tokë. Ai la fushën duke shtrënguar gjurin nga dhimbjet ndërkohë që transportohej, ndërkohë që u rikthye me paterica pas vërshëllimës së fundit për të ngritur në qiell trofeun.