Në qytetin e Durrësit veç banesave e pallateve të shkatërruara e të dëmtuara, kanë pësuar goditje nga tërmeti edhe disa biznese të rëndësishme në zonën e plazhit.
Të tilla janë edhe Vila Verde dhe hoteli 5-katësh Mira Mare në zonën bregdetare, i cili është shembur i gjithi.
Vila Verde është anuar totalisht, ndërsa hoteli tjetër ka pësuar çarje në pjesën e sipërme nga zhvendosja e kolonave.
Ndërkohë, dëme të jashtëzakonshme kanë pësuar me dhjetëra lokale e biznese në gjithë vijën bregdetare të plazhit lagja 13.





