Rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të dieleje pranë vendit të njohur si Ura e Mbrostarit në Fier, është raportuar se parmakët e hekurt të urës janë shkatërruar dhe një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman, ndërsa mbetet e paqartë nëse mjeti që është përplasur në të ka përfunduar në ujë apo është larguar pas përplasjes.

Momentalisht janë ngritur të gjitha pistat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes është gjetur një targë automjeti e po tentohet kontakti me drejtuesin e automjetit që i përket, telefoni i të cilit rezulton i fikur.