Një operacion i madh antiodorge është zhvilluar nga policia italiane mëngjesin e sotëm në Venecia, duke vënë në pranga 20 anëtarëve të një organizate.

Personat, të cilët janë me origjinë italiane, moldave, ukrainase si edhe shqiptare, bënin pjesë në një grup kriminal të mirë organizuar që kishte shtrirë aktivitetin në Itali, Spanjë dhe Austri.

Në të njëjtën kohë me arrestimet, po zhvillohet edhe operacioni i sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive, me një vlerë totale prej rreth një milion euro.

Sipas hetimit të realizuar nga muaji prilli i 2017-ës, grupi kriminal merrej me importimin e sasive të mëdha të marihuanës dhe hashashit nga Spanja, duke e shitur më pas në Venecia, si dhe në krahinat e Padovës, Vicencës dhe Trevisos, gjithashtu pranë shkollave dhe veçanërisht tek minorenët.