10 persona, mes tyre një shqiptar janë arrestuar nga policia italiane pas shkatërrimit të një bandë trafikantësh nga autoritetet e Romës.
Ndërsa në Ishullin e Siçilisë u sekuestruan 56 kg marijuanë në bordin e një automjeti që po udhëtonte me traget nga brigjet italiane drejt ishullit të Sicilisë
Në pranga janë vënë 10 persona, 7 prej të cilëve marokenë, 1 algjerian, 1 italian dhe një shtetas shqiptar. Gjatë operacionit u sekuestruan 16 kg hashash, 4 kg marijuanë, 7 kg kokainë.
Droga magazinohej në borde automjetesh të parkuara në vende strategjike në territorin e Romës. Operacioni i koduar “NADIR 2” ishte shtrirë në lagjet e qëndrës historike romane Pigneto, San Lorenzo, Trastevere, Campo de’ Fiori, Lungotevere, por edhe në lagjet pereiferike.
Hetimet kanë zbardhur dhe lidhjet e këtij grupi trafikantësh ne klanin “Polverino-Orlando” e mafias napoletane Camorra. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në Spanjë dhe 2 anëtarë të këtij grupi trafikantësh. Në vilën e njërit prej tyre në Andaluzi janë sekuestruar 200 kg hashash e 3 kg kokainë. Nën hetim janë vënë dhe 28 persona të tjerë.





