Policia e Triggianos ka arrestuar disa shqiptarë, të akuzuar për krijim të një grupi kriminal dhe të cilët akuzohen për grabitje. Të arrestuar kanë përfunduar N.X. 41 vjeç, N.M. 39 vjeç, N.V. 27 vjeç, M.K. 23 vjeç, P.E. 53 vjeç.

Shqiptarët me origjinë nga veriu i Shqipërisë kishin më shumë se 20 vjet që jetonin në zonën e Cassanos dhe Santeramos. Policia tha se ka vendosur në hetim edhe 3 italianë, nën dyshimin se janë përkrahëës të grupimit kriminal, shkruajnë mediat italiane.

Të arrestuarit kishin si synim grabitjen e karburanteve, bareve, dyqaneve ku shitet cigare, si dhe vjedhjen e makinave, por sulmonin edhe postat. Banda e shqiptarëve disa herë ishte identifikuar nga policia italiane, e cila më në fund ka mundur ta ç’montojë atë.