5 persona, të cilët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në doza të vogla në kryeqytet, janë vënë në prangat e policisë.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata shisnin lëndë narkotike, kokainë, me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut, etj në qytetin e Tiranës.
Ata janë Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë, Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan, Migen Jani, 34 vjeç, banues në Elbasan, Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë dhe Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, gjithashtu i dënuar më parë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet “Golf 5”, me të cilët lëviznin të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi 256.5 gramë kokainë. Atyre iu sekuestruan gjithashtu 2 automjetet si dhe 8 telefona celularë./





