5 shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle pasi akuzohen se kanë kryer më shumë se 200 vjedhje në këtë shtet.

Mediat vendase shkruajnë se mes personave që kanë rënë pre e grabitjeve të shqiptarëve është edhe kapiteni i Atlético de Madrid, Gabi Fernandez, në banesën e të cilit u grabit një orë, veshje dhe një xhaketë me vlerë 10.000 euro.

5 hajdutët të moshës nga 21 deri 47 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, janë vënë në pranga pak para se të vinin në zbatim planin për të shkuar në Shqipëri.

Sipas hetimeve, shqiptarët i grabisnin vilat kur në to nuk kishte banorë.