Një bandë shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë është shkatërruar nga policia spanjolle.

Një operacion i përbashkët i Policisë Kombëtare dhe Gardës Civile, i quajtur ‘Hook’, shërbeu për të çmontuar bandën shqiptare që trafikonte heroinë në A Coruña dhe qytete të tjera.

Agjentët kryen shtatë kontrolle në disa zona, u arrestuan disa persona dhe u sekuestruan më shumë se tre kilogramë heroinë , shkruan media spanjolle.