ROME, 15 mars 2013 – Policia e Shoqërisë së Anzio ka shkatërruar një bandë shqiptarësh të diktuar për vjedhje në vilat të cilat ndodheshin në brendësi të Romës.
Nëntë persona kanë përfunduar në pranga për vjedhje të shtëpive, Vilave dhe mallrave që ato posedonin.
Hetimet kanë nisur nga ana e policisë, pas regjistrimeve të shumta të shtëpive të vjedhura kryesisht në bregdet dhe në Castelli Romani, në periudhën e verës.
Pas procesit të dhjetra kërkimeve policia italiane ka përdorur "qentë dhe një helikopter” në ndjekje të autorëve të këtyre vjedhjeve.
Ata vidhnin kryesisht makina me vlerë të tipit Porsche, Mercedes dhe BMW, të gjitha të vjedhura nga shtëpitë e kësaj zone.
Banda ka eksportuar mallra të shumta të vjedhura, kryesisht objekte 'të çmuara por edhe elektronike të tilla si televizorë, iPad dhe PC, në Shqipëri.
Vjedhjet e tyre arrinin shumën e 50.000 € në një ditë.





