TIRANE, 18 shkurt 2013- Policia e kryeqyteti ka bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal të cilët grabisnin motorrët dhe banesat.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka theksuar në një konferencë për shtyp  se janë arrestuar shtetasit Dervish Kalemi, 25 vjeç dhe Trëndafil Aliaj 25 vjeç, Gazmir Preka 27 vjeç, Ermir Shabanaj 28 vjeç të cilët akuzohen për një sërë vjedhjesh të motorrëve.

Sipas policisë, 4 të arrestuarit në bashkëpunim me njeri-tjetrin,  dyshohet se janë autor dhe një grup kriminal me tendencën e vjedhjes së motorave dhe të banesave, të cilët vepronin gjatë orëve të natës duke i dërguar ato më pas në qytetin e Lezhës dhe në Milot tek disa miqtë të tyre, ku edhe i shisnin.

Gjithashtu në lidhje me këtë procedim po hetohen në gjendje të lirë shtetasit, Gezim Pashk Karaçi, 24 vjec dhe  Kond Pashk Karaçi, 22 vje dhe Kristian Luke Bibaj, 21 vjec.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se shtetasit e mesipërm në mënyrë sistematike gjatë vitit 2012 dhe 2013, kanë realizuar vjedhjen e një sërë motorash të ndodhura në vende dhe periudha të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Më konkretsht është dokumentuar implikimi i tyre në 18 vjedhje.

Gjithashtu policia ka arrestuar edhe shtetasit Soni Memaj 21 vjeç dhe A.Skana 18 vjeç të cilët dy ditë më parë, në afërsi të Fushës së Aviacionit i kanë vjedhur varësesn e floririt një shtetaseje.

Nga puna hetimore rezultoi se këto shtetas janë autorë edhe të vjedhjeve disa shtetaseve, gjatë vitit 2012,  të cilave i kanë vjedhur cantat e dorës apo  sendet personale.

Po ashtu, nga Seksioni Kundër Narkotikëve u krye arrestimi në flagrancë i tre shtetasve E. Kola, 17 vjec, lindur dhe banues ne lagjia e re, Burrel,Ergys Lulzim Ibrahimi, 22 vjec, lindur dhe banues në  Burrel dheAdmir Osman Dizdari, 26 vjec, lindur Tropoje dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë sepse ne rrugën e Mezezit jane kapur ne flagrance nga ana e sherbimeve te Patrulles se Pergjithshme, te Komisariatit te Policise Nr. 6 Tirane, pasi janë ndaluar me automjetin e tyre tipit “Benz Mercedes 240”, me drejtues shtetasin  Admir Dezdari, ku ne sediljen e pasme u gjend sasia prej 3 kg lende narkotike e llojit Canabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilesine e provës materiale, bashkë me mjetin me targa TR 2039 M.