Karabinierët në Velletri arrestuan 6 persona, gjatë një operacioni të gjerë antidrogë.

Gjashtë të dyshuarit, shqiptarë dhe italianë, të njohur për krimin në Velletri, Genzano, Lariano, besohet se janë përgjegjës për akuzat “Shpërndarje droge”, “Grabitje me pasoja të rënda”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”, shkruajnë mediat italiane.

Operacioni u ndërmor, pasi në këtë vend vdiq një 35-vjeçar në Velletri.