Një organizatë e përbërë nga shqiptarë dhe italianë është goditur se fundmi nga policia e vendit fqinj.
Grupi italo-shqiptar merrej me trafik droge në Rovereto-s, ku në pranga të policisë kanë përfunduar 6 shqiptarë e italianë.
Ata janë arrestuar nën akuzon për trafik droge ndërsa hetimet lidhur me këtë grup mësohet të kenë nisur që në dhjetor të vitit 2016.
Policia italiane bën të ditur se ka sekuestruar 6 kg marijuhanë dhe rreth 300 gr kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar rreth 18 mijë euro në banesën e një prej të arrestuarve.





