Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini ka komentuar operacionin e antimafias që çoi në prangosjen e 5 trafikantëve, 4 prejt të cilëve shtetas shqiptarë.
"U shkatërrua në Firenze një bandë italo-shqiptare që trafikonte drogë; falë punës së policisë dhe autoriteteve. Asnjë tolerancë ndaj kriminelëve, luftë të ashpër kundër shitësve të vdekjes, mbështetje maksimale ndaj forcave tona të policisë."
Operacioni antidrogë u ekzekutua mëngjesin e sotëm duke shkatërruar ksështu një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Hetimet kanë zbardhur se trafikantët shqiptarë transportonin drogë të tipit marijuanë me gomone nga Shqipëria drejt italisë. Gjatë fazës investigative të operacionit janë sekuestruar rreth gjysëm tonë marijuanë.





