Itali, 23 maj 2014 – Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare, që vepronte në Itali dhe e kishte përqendruar aktivitetin e vet të jashtëligjshëm në shpërndarjen e drogës dhe shfrytëzimin e femrave për prostitucion. Në pranga kanë rënë 9 persona, thuajse të gjithë shqiptarë.
Policia e bëri të ditur se kishte nisur hetimet që në muajin mars të vitit 2012, duke zbuluar se paratë që përfitoheshin nga shfrytëzimi i femrave për prostituta shërbenin më pas si investim për blerjen e drogës.
Prostitutat, të gjitha me kombësi rumune, punonin në rrugë të ndryshme në Napoli, Orta di Atella, Mondragone, zona këto ku gjenin klientët, të cilët i tërhiqnin më pas në apartamente luksoze, të blera nga organizata kriminale. Vajzat që shfrytëzoheshin nga banda shqiptare, ishin të moshës 19-20 vjeç.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





