Një bandë shqiptare që merreshin me drogë, plaçkitje e vjedhje me armë në disa rajone të Italisë është shkatërruar sot nga policia e vendit fqinj.
Policia e Romës ka vënë në pranga 22 shqiptarë, pjesë e kësaj organizate kriminale që vepronte në Pomezia, Torvaianica e Ardea, ndërkohë emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë.
Mediat italiane shkruajnë se grupi kriminal vepronte prej disa vitesh në Itali, ndërkohë që bazën logjistike e kishte në fushën e Torvaianica-s, Pomezia-s dhe Ardea-s.
Gjatë operacionit janë gjetur rreth 350 kg marijuanë, 500 gramë kokainë, armë etj.





