Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë që merreshin me trafik droge, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit të koduar “Kushëri”, i cili çoi në shkatërrimin e kësaj bande shqiptarësh.

Tre shqiptarë u prangosën në qytetin e Savonës, ndërsa i katërti në provincën e Pavias. Për 8 anëtarët e tjerë të bandës, policia italiane dyshon se ndodhen në Shqipëri, Holandë, Zvicër e Francë.

Droga e trafikuar nga kjo bandë, e llojit heroinë, importohej nga Shqipëria në sasi të vogla, nga 0.5 – 2 kg, për të mos u pikasur. Ajo përpunohej më pas në territorin e provincës së Savonës dhe u shitej në doza të vogla trafikantëve.