Policia italiane ka goditur një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit, që përbëhej nga shqiptarë.
Autoritetet italiane arrestuan 19 persona që drejtonin këtë rrjet, të gjithë me origjinë shqiptare, por pa u bërë i ditur ende identiteti i tyre.
Sipas medieve italiane, operacioni u realizua sot në orët e para të mëngjesit dhe u zhvillua në bashkëpunim me policinë shqiptare.
Banda e shqiptarëve vepronte në Milano, Monza, Rimini dhe në Tiranë.