Gjashtë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohen se janë pjesë e një rrjeti të organizuar prostitucioni.

Mediet italiane raportojnë se në prangat e policisë, ka rënë gjithashtu edhe një shtetas italian që ishte bashkëpunëtor me grupin e shqiptarëve. 

Sipas të njëjtave media, banda shqiptare shfrytëzonte disa vajza për prostitucion në disa zona të Trevizos dhe Padovës.

Mbi grupin në fjalë hetimet kanë nisur që në vitin 2015.

Emrat e personave të arrestuar nuk janë publikuar ende.