Një operacion i madh policor i udhëhequr nga Garda Civile dhe me mbështetjen e Policisë Lokale në Mataró të Spanjës ka shkatërruar një rrjet të trafikut të drogës të drejtuar nga një bandë shqiptarësh.

Policia bastisi një magazinë në rrugën Pablo Iglesias, ku sekuestroi më shumë se 3 mijë bimë marijuanë.

Përgjegjësit e plantacionit, dy prej të cilëve janë arrestuar, janë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminelësh shqiptarë. Oficerët e policisë kanë hyrë në magazinën industriale dhe kanë kryer kontrolle të shumta, shkruajnë mediat spanjolle.

Përveç sekuestrimit të parave dhe materialeve të ndryshme të destinuara për të mirëmbajtur plantacionin e marijuanës, deri në 3 mijë bimë lëndësh narkotike janë futur në një kamion që do të të transportonte drogën për ta shitur më pas në tregun e zi, ku vlera e fitimit do të kapte shifrën e afro 450 mijë eurove.