Efektivët civilë në provincën e Almerisë, Spanjë, kanë arrestuar nëntë persona dhe kanë shkatërruar një grup të organizuar nga një bandë kriminale me kombësi shqiptare.
Ata po planifikonin të transportonin 400 kilogram hashash nëpermjet një transformatori elektrik të tensionit të lartë që mendohej se ishte nisur në drejtim të Italisë.
Sipas raportimit të policisë kjo bandë kishte lidhje me Sacra Corona Unita, një organizatë kriminale nga rajoni italian i Pulias.
Fillimi i hetimit policor ishte gjatë një postoblloku ku u gjetën 26 kilogram kanabis, nga i cili u mendua se pas saj fshihej një operacion më i fuqishëm kriminal duke vendosur kështu nje grup oficersh në gjurmët e bandës shqiptare.
Nga një seri hetimesh të zhvilluara u zbuluan informacione se kjo bandë po perpiqej të merrte nën kontroll kultivuesit e paligjshëm të marihuanës, në të gjithë rajonin perendimor të Almrisë.





