Itali, 16 shtator-Një bandë e trafikimit të drogës dhe armëve midis Shqipërisë dhe Italisë është shkatërruar nga policia italiane. Anëtarët e bandës ishin shqiptarë, italianë dhe rumunë, të cilët trafikonin armë, drogë dhe kartëmonedha të falsifikuara në linjën Shqipëri-Sardenjë dhe Itali e veriut. Sipas agjencive të lajmeve italiane, deri tani janë lëshuar 28 urdhër arreste, mes tyre edhe për dy gra, ndërsa 30 persona të tjerë janë nën hetim. Urdhër arrestet u ekzekutuan nga policia e Nuoro, Sassari dhe Brescia si dhe në Rumani, në bashkëpunim me policinë rumune. Nga burimet paraprake mësohet se janë katër shtetas shqiptarë të arrestuar, njëri prej të cilëve ka pranuar trafikimin e paligjshëm ndërsa tre të tjerë e kanë mohuan krimin. Këta të fundit po hetohen për prodhim të kartëmonedhave të falsifikuara.Nga mediat italiane mësohet se deri tani figurojnë të arrestuar:

Eugert Bici, 30 vjeç, që në shkurt 2014 në burg për drogë

Baki Gjepali, 29 vjeç, me dokumente të rregullta në Itali, i vetëpunësuar si person fizik

Andi Gjuzi, lindur 23shkurt 1980

Donaldo Gjepali, 29 vjeç

Sajmir Baku, 33 vjeç

Të arrestuarit janë nga Rrethi i Gramshit dhe nga periferia e Durrësit.

/Agjencia e lajmeve Dyrrah/