Policia në Itali ka arrestuar 11 persona, pasi trafikonin drogë të llojit kokainë. Personat janë arrestuar nga karabinierët në orët e para të mëngjesit të sotëm në një operacion antidrogë.

Karabinierët nën komandën e policisë në Lecce kanë qenë në ndjekje të 11 të arrestuarve, 6 prej tyre me kombësi shqiptarëve.

Grupi italo-shqiptar trafikonte kokainë, si edhe përpunonte drogëra të tjera të rënda. Mediat italiane shkruajnë se njëri prej tyre ka qenë anëtarë i mafies italiane Sacra Corona Unita.