13 persona kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, mes të cilëve disa janë shqiptarë. Mediat vendase bëjnë me dije se grupet kriminale që janë goditur, ku bënin pjesë shqiptarë dhe kolumbianë janë shumë të forta dhe i cilësojnë si një kartel droge.
Operacioni i koduar “Cocorito” nga autoritetet e vendit fqinj është zhvilluar në zonën e Katanias, i cili ka nisur disa kohë më parë por është finalizuar mëngjesin e sotëm.
Dy grupet kriminale kanë trafikuar sasi të mëdha droge, dhe gjatë hetimeve policia ka arritur që të sekuestroje një sasi prej 365 kilogram kokainë.
Arrestimet e 13 të dyshuarve janë kryer pas një urdhër ndalimi të lëshuar nga Gjykata e Katanias, pas kërkesës së bërë nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia të Katanias.





