Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte shkatërruar një tunel të Hamasit, 1 kilometër të gjatë, në Rripin e Gazës.
Tuneli u zbulua në zonën e lagjeve Daraj dhe Tuffah të qytetit të Gazës dhe pjesë të tij u shkatërruan më pas, bënë të ditur në një deklaratë forcat izraelite të mbrojtjes (IDF).
IDF-ja tha dhjetëra militantë u vranë gjatë operacionit. Armë, përfshirë pistoleta dhe municione, thuhet se janë gjetur, së bashku me një raketë lëshuese në një varrezë.
Deklarata nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.
Zbulimi i tunelit erdhi disa orë para një takimi kyç të kabinetit të sigurisë në Izrael, i cili mund të vendosë nëse IDF-ja do të nisë një pushtim të plotë të Gazës.
Izraeli thuhet se aktualisht kontrollon rreth 75% të rripit bregdetar të shkatërruar kryesisht, ku jetojnë rreth 2 milionë njerëz.





