Autoritetet në Bergamo të Italisë kanë shkatërruar një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe afrikanë, të specializuar në trafikun e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.
Në përfundim të një hetimi kompleks në pranga përfunduan 5 persona, raportojnë mediet italiane.
Operacioni i koduar “Tano”, pseudonimi me të cilin u identifikua një prej personave të parë nën hetim, që çoi dhe në zbulimin e kësaj bande, u përmbyll ditët e fundit, me dhënien e sigurisë arrest me burg për personat e ndaluar.
Ky grup kriminal, sipas mediave italiane, operonte në provincën e Bergamos. Të arrestuarit akuzohen se kanë importuar një sasi prej më shumë se 300 kilogramë hashash, duke përdorur itinerarin Marok-Spanjë-Itali.





