Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, pasi një bombol gazi ka marrë flakë, duke shkatërruar plotësisht një banesë private.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas informacioneve, zonja e shtëpisë ka dalë për të kërkuar ndihmë sapo ka konstatuar flakët në bombolën e gazit dhe ndodhej jashtë banesës në momentin e shpërthimit.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa banesa është bërë e pabanueshme.