Një operacion i madh policor në Firence, i finalizuar mëngjesin e sotëm, ka sjellë shkatërrimin e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës duke vënë në pranga 14 persona.
Ky superoperacion u zhvillua nga policia italiane në bashkëpunim me policinë holandeze dhe u finalizua në Firence, shkruajnë mediet italiane.
Sipas hetuesve, qendër e drogës dyshohet të ketë qenë Shqipëria, prej dhe nga ka kaluar ajo. Më pas, trafiku vazhdonte drejt Holandës me destinacion përfundimtar Italinë.
Përfituesit e parave nga droga trafikantët i riinvestonin në trafikun e prostitucionit.
Mes të arrestuave mendohet se ka edhe shqiptarë. Ndaj tyre është ngritur akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Për momentin nuk dihen shumë detaje nga operacioni, në pritje të njoftimit zyrtar të tyre nga policia.





