Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të drogës.
Në kuadër të operacionit anti drogë në prangat e policisë kanë rënë 14 perosna, ndërsa janë sekuestruar mbi 382 mijë euro të fshehura në një makinë, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal.
Mediat në Spanjë raportojnë se në bandën ndërkombëtare të drogës ka të përfshirë ndër të tjera edhe shtetas shqiptarë.
Autoritetet e huaja bëjnë me dije se 14 personat e arrestuar kishin dërguar më shumë se një ton kanabis në Gjermani.
Ndërkohë mësohet se hetimet ndaj bandës nisën në dhjetor 2022 pas arrestimit të tre personave me origjinë kolumbiane dhe shqiptare në qytetin francez Dax.