Itali, 6 gusht 2014 – Karabinierët e qytezës San Martini di Lupari, provincë e Padovës dërguan pas hekurave një bandë hajdutësh shqiptarë. Banda kishte vjedhur me dhjetra apartamente , shtëpi e vila, në fillim në zonën nga Monza në Milano dhe më pas në Padova. Të katër anëtarët e bandës, ndonëse të rinj, kanë precedentë penalë për vjedhje dhe rrahje. Katër hajdutët shqiptarë të prangosur janë:
Pëllumb Haxhiaj, 21 vjeç
Zef Mataj, 21 vjeç (ne foto djathtas)
Ervis Sigi, 22 vjeç
Gjon Ndocaj, 22 vjeç
Të gjithë janë nga zona e Mirditës dhe Lacit. Shefi i bandës Petrit Uksani (ne foto majtas) i shpëtoi prangave dhe u shpall në kërkim. Shtatë shqiptarë të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë, si informatorë e strehues të anëtarëve të bandës. Hajdutët shqiptarë bënin jetë luksi me veshje firmato, makina luksoze dhe frekuentonin klubet e natës ndër më të shtrenjtit në Milano.
Karabinierët u kapën hajdutëve sende të vjedhura me vlerë 30 000 euro, ndër to orë markash të njohura, përfshirë 3 orë Rolex, celularë, tableta, lap topë, varëse floriri markash të njohura, si edhe 700 franga zvicerane e 4 000 euro kesh.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





