Ylli i presidentit Trump në "Hollyqood Walk of Fame" është shkatërruar sërish. Policia ka njoftuar se është goditur sërish nga një burrë me kazmë.
Mëngjesin e së mërkurës (25 korrik) është arrestuar një person pasi dëmtoi një prej yjeve të famshëm, i cili i përket Presidentit të Amerikës. Persono që bëri këtë veprim, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, telefonoi policinë për të raportuar krimin, por nuk ishte në vendngjarje kur arritën oficerët.
Dëshmitarët dhe policia thonë se ai arriti në bulevardin hollivudian me një kuti kitare në dorë, nga e cila nxorri kazmën. Më pas shkoi tek ylli i presidentit për të shkaktuar më shumë dëme se James Otis në vitin 2016.





