Një shoferi në Britani të Madhe i ka mjaftuar vetëm një orë për të shkatërruar makinën e tij të ëndrrave në një aksident, të cilit për fat të mirë i mbijetoi.

Policia e South Yorkshire tha se shoferi ia doli të shpëtonte vetëm me disa të çara dhe djegie pasi Ferrari 430 doli nga rruga dhe u shpërtheu në flakë të enjten.

Sipas “CNBC”, shoferi, identiteti i të cilit s’bëhet i ditur, nuk dihet ekzaktësisht se sa ka paguar për të blerë supermakinën. Por, Ferrari 430 është një prej 499 makinave të vetme që u prodhuan në atë lloj dhe u shitën për 288 000 dollarë. Sipas një shitësi makinash, aktualisht një makinë si ajo kushton mes 80 000 – 220 000 dollarësh.

Pas aksidentit, shoferi u kishte thënë policëve se ai e kishte blerë makinën vetëm një orë më herët.

Kur policia arriti në vendngjarje, zjarrfikëset kishin shuar flakët në makinën që ishte 50 metra larg rrugës nga e cila kishte dalë, Autostradës M1.