Tiranë, 30 gusht 2014 – Arrestimi i shtetasve Artan Hasanaj dhe Avdulla Dafku, u krye për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.
Për 2 punonjësit e Policisë Rrugore kishte bërë kallëzim shtetasi A.V., emigrant në Itali.
Efektivët e Policisë, dyshohet se i kanë kërkuar dhe marrë një shumë parash drejtuesit të mjetit A.V., në këmbim të mosmarrjes së masave ndëshkuese, për shkeljet e konstatuara.
Nga hetimet e kryera pas marrjes së denoncimit, SHKB duke përdorur metoda speciale bëri dokumentimin ligjor të disa rasteve të veprimeve korruptive të punonjësve të Policisë, Hasanaj dhe Dafku, ndaj shtetasve të ndryshëm.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





