TIRANE, 24 nentor 2013 – Administrata e burgjeve ka pasur sinjalizime muajin e fundit për një plan arratisjeje në Burgun e Drenovës në Korçë. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka dhënë paralajmërime të qarta se në Burgun e Sigurisë së Lartë në Korçë kishte të dhëna se ishin futur sende të paligjshme dhe konkretisht armë zjarri. Burime të konfirmuara kanë thënë dje për gazetën “Panorama” se, një muaj më parë, SHKBB ka informuar me anë të një raporti ministrin e Drejtësisë dhe drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve në lidhje me problematikën në qelitë e Drenovës. “Konkretisht informacioni i dhënë ka qenë për futje armësh në burg dhe për përgatitjen e një plani arratisjeje, në të cilin do të përdoreshin këto armë”, thanë burimet. Sipas tyre, në përgjigje të informacionit të dhënë nga SHKBB, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kanë urdhëruar kryerjen e kontrolleve në Burgun e Korçës. Konkretisht, në këtë burg javën e kaluar janë bërë kontrolle e inspektime nga grupet e sigurisë të quajtura “DAP”, nga ku një javë më parë janë kapur vetëm tetë celularë. Nuk është e qartë nëse në kohën kur është kryer kontrolli, ishte futur në burg arma e përdorur fillimisht nga të arratisurit dje në ambientet e brendshme të qelive të Drenovës, derisa u kanë marrë armët e tjera gardianëve. Informacioni i dhënë nga SHKBB kohë më parë për hyrjen e armëve në burg dhe tentativën për arratisje duket se është konfirmuar ditën e djeshme. Nga burime jozyrtare të Prokurorisë thuhet se i gjithë personeli i Burgut të Korçës është nën hetim dhe po verifikohet pozita e çdo punonjësi në lidhje me arratisjen.
SHKBB lajmëroi një muaj më parë: U futën armë, ka plan për arratisje në Drenovë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mbyllet Luvri, punonjësit e muzeut në grevë
Balluku e hetuar nga SPAK u rikthye në detyrë, Berisha: Lubia mund të prishë çdo provë dhe të shkatërrojë çdo dokument
Eurovision 2026! Këto janë 35 vendet që do të marrin pjesë në konkurs, numri më i ulët në historinë e festivalit muzikor!





