ANGLI, 11 mars 2013 – Ish-ministri i kabinetit qeveritar britanik, Chris Huhne dhe ish-gruaja e tij, Vucky Pryce, janë dënuar që të dy me 8 muaj burg për shmangie të drejtësisë. 

Në vitin 2003, kur ishin ende të martuar, dyshja u ndalua nga policia metropolitane për ngarje të automjetit tej normave të lejuara.

Por që  nga ajo kohë, dyshja i është shmangur drejtësisë. Kanë kaluar 10-vjet që kur u ngrit akuza dhe tashmë Chris Huhne dhe Vucky Pryce nuk janë më bashkëshortë, por gjithsesi organi i drejtësisë nuk u tund në dhënien e dënimit, edhe pse pas një kohe të gjatë.

Politikani britanik dhe ish-gruaja e tij kanë vite të tëra që e zvarrisin procesin, por sot, gjykata i shpalli fajtor dhe i ka dënuar me nga 8 muaj burg.