Itali, 13 qershor 2014– Ernest Bodlli, i datëlindjes 1991, me origjinë nga Durrësi, u arrestua në vitin 2012 në kuadrin e operacionit “WALL”. Bashkë me të u arrestuan edhe 9 shqiptarë e 5 italianë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge e armësh luftarake. Hetimet i zhvilloi prokurori i famshmë puljez, Kataldo Mota (Cataldo Motta).

Ernesti, në sajë të punës profesionale të avokatit të tij, kishte arritur të merrte një masë sigurie më të butë, atë të arrestit të shtëpisë. Karabinierët e qytezës së Mezanjës e kapën Bodllin jashtë banesës së vet. Meqenëse kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie, ai u arrestua menjëherë dhe u dërgua në burgun e Brindizit.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/