Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë për shkak se kanë kryer shkelje të Kodit Zgjedhor.

Vendosja e gjobës prej 10 mijë lekësh të reja kërkohet për kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, të Përrenjasit, Nuri Belba dhe Kastriot Gurrën, kryetar i bashkisë së Librazhdit.

Njoftimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:

KSHZ konstatoi shkelje administrative të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 dhe vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksioneve administrative për:

1) Z. Armando Subashi, Kryetar në Bashkinë Fier, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;

2) Z. Nuri Belba, Kryetar në Bashkinë Prrenjas, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;

3) Z. Kastriot Gurra, Kryetar në Bashkinë Librazhd, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;

4) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;

5) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Poliçan, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;

6) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Skrapar, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;

7) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Roskovec, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;

8)Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Lezhë, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;

9) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Bulqizë, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;

10) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Elbasan, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.